Tiranë/ Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari, dyshimet e para

Një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë dhe sipas dyshimeve të para, ka vrarë veten me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.