Tiranë/ Arrestohet për llogari të Italisë 46-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Sulejmani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim deh u arrestua për llohari të autoriteve Italiane me qëllim ekstradimi.

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuana në Itali.

 

Fast Albania/Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Altamura”, vihet në pranga një i kërkuar nga drejtësia italiane.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, për kapjen e personave në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia italiane, Fast Albania organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Altamura”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.