Tiranë/Arrestohen dhe procedohen 15 persona, 56 patenta të pezulluara

Policia ka vijuar kontrollet në Tiranë ku gjatë javës së kaluar ka arrestuar dhe proceduar penalisht 15 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë.

Janë pezulluar 56 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha ndërsa 542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur gjithashtu edhe 175 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.