VLORË/Aksidentoi 60-vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja , në kërkim drejtuesi i mjetit
- 11 January, 2023
Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ