Policia e Tiranë njofton se një 15-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen e saj.
Denoncimi është bërë nga familjarët ë të miturës ndërsa policia ka kërkuar ndihmë për lokalizimin e të miturës.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.