Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas policisë, ai ishte lënë në arrest shtëpiak për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Elbasanit.