Theu arrestin shtëpiak, vihet në pranga 31-vjeçari në Korçë

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Devoll pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Shtetasit I.C, i ishte vendosur kjo masë sigurie për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 31 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera në kuadër të fazës së gjashtë të operacionit policor të koduar “Restart”.