Theu arrestin shtëpiak për të transportuar 9 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet 33 vjeçari në Himarë! Momenti kur policia i pret rrugën (VIDEO)

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi theu arrestin shtëpiak për të trafikuar 9 kg kanabis drejt Greqisë. Në pranga ka rënë Enrik Proda të cilit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dhunoi me shufra hekuri një 42 vjeçar.

Në videon e publikuar, shihet momenti teksa policia i pret rrugën Enrik Prodës kur ky i fundit tenton të shmanget nga automjeti i forcave blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Proda, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.