Tetë prokurorë në garë për tri vende vakante në SPAK, emrat në KLP! Afati i fundit i aplikimeve, mesnata e së hënës
Tetë prokurorë janë regjistruar për të marrë pjesë në garën për tri vende vakante në SPAK. Ora 24 e 16 tetorit është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Pas prokurorit të Vlorës Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados, në garë u regjistria kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili pendoi Artan Tafanin, ushtarin e Laert Haxhiut.
Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK është Anita Jella nga Durrësi. Emrat e tjerë që kanë shprehur interes deri tani janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj.
Pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh tre emrat që do të verifikohen nga komisioni i vetë SPAK-ut për tu emëruar.