Tërmeti lëkund Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter ka tronditur kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas të dhënave nga faqet zyrtare, bëhet me dije se lëkundja është regjistruar rreth orës 00:34.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra.

Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup.