“Tërmet” në Bashkinë e veriut! Japin dorëheqjen 7 zyrtarë të lartë
Burime jo zyrtare nga Bashkia e Malësisë së Madhe bëjnë me dije se kanë paraqitur dorëheqjen administratorët e 5 njësive administrative si dhe 2 zëvendëskryetarët e bashkisë.
Dorëheqjet janë depozituar ditën e sotme dhe vijnë në një moment kur në institucion po flitet për ristrukturim dhe rishikim të performancës së drejtuesve vendorë, kjo pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama.
Pritet që në ditët në vijim të zhvillohet një analizë e thelluar për punën e secilit prej drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen.
Vetëm pas kësaj analize pritet të merren vendimet përfundimtare për pranimin ose refuzimin e dorëheqjeve.
Zyrtarisht, Bashkia e Malësisë së Madhe nuk ka reaguar ende mbi zhvillimet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto lëvizje janë pjesë e një reformimi më të gjerë në administratën vendore.