Tepelenë/ 42-vjeçari godet bashkëshorten me thikë dhe më pas veten
Një 42-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe pas veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit në qytetin e Tepelenës.
Si pasojë e plagëve të marra të dy bashkëshortët janë dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihen akoma shkaqet e kësaj ngjarje.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.