Tentuan të helmonin Luftar Reçin, Apeli i GJKKO lë në burg Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën
Apeli i GJKKO ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën pasi akuzohen se tentuan të helmonin të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, për llogari të Emiljano Shullazit.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Goskova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Gentian Goskova me 2 (dy) vjet burgim.
3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Goskova të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Kosova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
5. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ervis Kosova me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Kosova të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…