Tentoi të vetëdigjet me benzinë para Bashkisë në Fushë Arrëz, 35-vjeçari ndalohet nga policia

Një 35-vjeçar në Fushë Arrëz ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Raportohet se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar 35-vjeçarin në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.