Tentoi të përdhunonte vajzën e tij 14-vjeçare, Gjykata e Durrësit lë në burg babanë
- 9 November, 2023
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 44-vjeçarin i cili akuzohet se tentoi të përdhunonte vajzën e tij të mitur.
Gëzim Ceku u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.
Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Markelian Koça ka vendosur të vleftësojë të ligjshëm arrestin dhe të caktojë masën shtrënguese arrest në burg për 44-vjeçarin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ