Tentoi të kalojë 50 pako me ilaçe kontrabandë me autobus, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë

Tentoi të kalojë 50 pako me ilaçe kontrabandë me autobus, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë.

Ndërkohë që janë sekuestruar 50 pako me ilaçe, E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në autobus, dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.

 

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.

Sekuestrohen 50 pako me medikamente.

Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapështicë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në këtë autobus, i cili dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.

50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Check Also

Kuvendi bllokoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës / Berisha: Grusht shteti, Venecia të mos justifikojë puçin

Kreu demokrat Sali Berisha e ka cilësuar një “grusht shteti” mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *