Tensionohet situata në Theth! Hidhet molotov drejt fadromave, policia në kërkim të autorit

Policia e Shkodrës ka dal dhe në qëndrim zyrtar pas molotovit të hedhur drejt mjeteve të IKMK-së dhe një ure në lagjen “Gjelaj”.

Në sqarimin e saj, Policia bën me dije se rreth orës 15:35 të ditës së sotme, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse me qëllim djegien e një ure druri.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, është parandaluar djegia e plotë e urës, e cila ka pësuar vetëm dëmtime të pjesshme.

Drejtoria thekson se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj mjeteve të IKMT-së dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo të punonjësve shtetërorë në terren.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

NJOFTIMI I PLOTE:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.