Tensione në Theth, deputetët Boçi dhe Spahia përplasen me IKMT e policinë! Turisti kërkon çantën nën gërmadha

Prej 6 ditësh, në fshatin Theth vijon aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ditën e sotme në fshatin turistik kanë shkuar ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


Teksa filmohej aksioni i IKMT-së që kundështrohej nga banorët dhe dy demokratët, ka ndërhyrë një turist i cili është përplasur me efektivët. Ai shprehet se është shtetas britanik dhe se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij, si edhe valixhja, duke kërkuar që t’i merrte.

Por, turisti britanik, i cili tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar nga blutë, pavarësisht edhe kërkesë së dy demokratëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Historia e familjes Koçeku mbetet një dëshmi prekëse e dhimbjes dhe përkushtimit. Bujtinat, sot të shkatërruara, janë një kujtim i vajzës së familjes, Amanda Koçeku, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Vëllai i saj, i paralizuar, i njohur edhe si një prej personazheve të protestës në Theth, rrëfen se Amanda, për aq kohë sa kishte jetë, bëri gjithçka që ishte e mundur që ëndrra për një bujtinë për të një shpresë për një jetë më dinjitoze të bëhej realitet.

Sot, nga ajo ëndërr ka mbetur vetëm një pllakë përkujtimore… dhe gjithçka tjetër e rrënuar përreth.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)