Tensione në kampin e muxhahedinëve, një efektiv i lënduar/ Urdhëri i kontrolleve , në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste
Një efektiv ka mbetur i lënduar pas tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Punonjësi e policisë futet brenda ambulancës për t’u dërguar më pas në spital pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e gazit lotsjellës.
Burime jo zyrtare nga spak konfirmojnë se urdhëri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima . Por konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga spak për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes.
Policia ka patur urdhër kontrolli dhe sekuestrimi sendesh. Prokurori Vladimir Mara është përfaqësuesi i spak që ka paraqitur kërkesën në gjkko për ushtrim kontrollesh dhe sekuestrim dokumentacionesh, serverash dhe sendeve të tjera me vlerë për hetimin. Kujtojmë se me urdhër Marës, në verën e 2020 u arrestua iraniani Bijan Polagrad ish banor i adhraf 3, për terrorizëm, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike, cënim i sigurisë kombëtare etj. Çështja e tij u gjykua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit që foli në atë kohë për të paktën 12 persona nën hetim dhe se procesi përbënte materiale top sekrete.