Telefonat në qelinë e Laert Haxhiut, Policia e Burgjeve kryen kontrolle “blic” në burgun 313 e 302 në Tiranë
Gjetja e telefonave në qelitë e burgut të Drenovës pak ditë më parë, të cilët i përkisnin Laert Haxhiut kanë vënë në lëvizje autoritetet e burgut.
Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të befasishëm kontrolli në burgjet 313 dhe 302 në Tiranë, pasi dyshohet se ka prani të sendeve të ndaluara brenda qelive.
Celularët dyshohet se janë përdorur për komunikime të paligjshme, përfshirë edhe biseda me vajza për organizimin e takimeve të veçanta brenda ambienteve të burgut.
Operacioni po zhvillohet nga Policia e Burgjeve, të mbështetura nga forcat e sigurisë së lartë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka theksuar se këto kontrolle do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, në kuadër të forcimit të rendit dhe disiplinës në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur se si janë futur celularët dhe kush ka lehtësuar komunikimet e dyshuara të paligjshme.