“Team L“ ,vrau 37-vjeçarin, identifikohet banda shqiptare në Greqi

Një 37-vjeçar me profesion hidraulik u vra në Greqi të martën aksidentalisht pas një sherri më armë në ambientet e jashtme të një lokali mes 7 shqiptarëve.

Pëllumb Islami mori një plumb në shpatull, në dukje jo plagë e rëndë, por ndërroi jetë 3 orë më vonë si pasojë e gjakderdhjes.

Policia ka bërë me dije se në konflikt është përfshirë një bandë e quajtur “Grupi L”. Kriminelët nga Shqipëria bëhet me dije se kontrollojnë shtëpitë publike dhe shpërndarjen e drogës në qendër të Athinës.

“Grupi L” e mori “famën” kur më 7 janar policia greke arrestoi një 32-vjeçar, pjesë të këtij grupi pas akuzës se kishte skllavëruar një vajzë për disa muaj.

Mediat greke bëjnë me dije se banda e shqiptarëve ka lidhje të forta me policinë në qytet dhe i korruptojnë efektivët me shuma të mëdha parash.

Anëtarët e grupit dallojnë nga tatuazhet në trupin e tyre që lexojnë “Team L”, varëset e trasha të floririt në qafë që i mbajnë të gjithë dhe unaza në pothuajse gjithë gishtat e dorës. “Grupi L” ka qenë pjesë edhe e një videoklipi të një këngëtari shqiptar.