Të shtëna me armë zjarri në zonën e “Ali Demit”, dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje
- 10 June, 2025
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, pas një konflikti të çastit mes disa personave.
Sipas burimeve paraprake nga policia, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor si prova materiale. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ