Të shtëna me armë në Vlorë, një i plagosur

Në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, te kombinati i peshkut , është plagosur në rrethana ende të paqarta me armë zjarri një shtetas i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën.33 vjeçari, Tonin Ramaj është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

 

NJOFTIM

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.