Të shtëna me armë në Shëngjin/ Vritet biznesmeni Ardian Nikulaj

Të shtëna me armë  kanë ndodhur sot pranë portit në Shëngjin.

Mësohet se ka mbetur i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës.

Nikulaj u ekzekutua nga dy persona me armë zjarri teksa ishte në lokalin e tij.

Ardian Nikulaj, 51-vjeç, ishte biznesmen dhe ish-kandidat për deputet në singlën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.