Tahiri nuk heq dorë nga kërkesat, paraqitet sot në Gjykatë

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.

Ai do të shoqërohet nga avokati i tij Maks Haxhia dhe do ti kërkojë Gjykatës njohjen e kohës kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet Tahirit do t’i ulet dënimi 1 vit e 6 muaj.

Mësohet se seanca e parë nisi në orën 09:30 ndërsa tjetra në 14:15. Në njërën prej çështjeve do të kërkohet njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër kërkohet ulja e dënimit vjetore e parashikuar për sjellje të mirë.

Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

 

Check Also

Kjo shije e cigares elektronike paralizon qelizat në mushkëri

Cigaret elektronike, pavarësisht nga shija, mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Një studim i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *