Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori nesër kërkesë GJKKO për …..
Pas rrëfimeve të Artan Tafanit për 2 linja të trafikut të kokainës, SPAK pritet të nisë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian letërporosi për të mësuar më shumë mbi emrat dhe rrugë kalimet e grupit kriminal. Pas kalimit të dosjes së Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij nga Elbasani në SPAK, prokurori Behar Dibra pritet të drejtohet GJKKO-së të hënën për rivlerësim të masave të sigurisë.
Prokuroria e Posaçme do u drejtohet me letërporosi të disa vendeve të Bashkimit Evropian, pas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafanit, për 2 linja të trafikut të kokainës jashtë territorit të vendit tonë. Letërporositë e SPAK do të nisen për të mësuar më shumë rreth personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ndërkohë, pas mbërritjes nga Prokuroria e Elbasanit në SPAK të dosjes së grupit të shkatërruar të Laert Haxhiut, dosja është marrë në ngarkim nga prokurori Behar Dibra, i cili brenda të hënës dorëzon në Gjykatës e Posaçme kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë për të gjithë personat që janë në hetim për këtë çështje. SPAK mësohet se ka studiuar të gjitha deklarimet e Artan Tafanit, i cili çoi në zbardhjen e disa prej ngjarjeve që ishin mbuluar nga harresa, për shkak të mungesës së provave.