Sulmohet “CFO Pharma”, qëllohet me armë zjarri drejt biznesit
Sulmohet me armë zjarri kompania farmaceotike, CFO Pharma.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të biznesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Godina është sulmuar në pjesën e fasadës ku shikon dëmtimet e lëna nga gjurmët e plumbave.
Kjo kompani i përket biznesmenit Nadir Caulloshit e ndërsa policia endë po punon mbi shkaqet e sulmit.
Drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë. Fillimisht automjeti ne të cilin dyshohet se kanë qenë dy persona është ndaluar, kanë qëlluar dhe me pas janë larguar drejt Vorës nëpërmjet rrugës dytësore.
Në momentin e të shtënave roja i sigurisë së godinës ka qenë brenda në kabinë dhe para hetuesve ka treguar se ka dëgjuar zhurmë, ka dalë jashtë por nuk ka konstatuar gjë dhe nuk ka njoftuar policinë.
Në mëngjes shenjat e plumbave i kanë konstatuar punonjësit e biznesit, të cilët kanë thirrur menjëherë policinë. Pronari Nadir Çausholli, i marrë në pyetje nga policia, ka deklaruar se nuk ka konflikt me njeri dhe nuk ka asnjë ide kush fshihet pas kësaj ngjarje.
Makina e autorëve po gjurmohet nga policia, por në momentin e të shtënave ka qenë duke rënë shi, çka ka zbehur qartësinë e kamerave të sigurisë.