Sulmi terrorist në Ankara, Nikolla: Shqipëria, aleate në luftën kundër terrorizmit
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin terrorist që tronditi Ankaranë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Nikolla shprehet se Shqipëria është aleate e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, që rrezikon paqen dhe sigurinë.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Presidentit të saj, Numan Kurtulmuş, solidaritetin dhe dënimin e ashpër ndaj sulmit terrorist në Ankara. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e denjë e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër terroristëve e terrorizmit, si një rrezik për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen”, shkruan Nikolla.