Sulmi në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

Ineidi Rraja ,Andi Rraja dhe Eni Kullaj arrest në burg kërkoi Prokuroria dhe këtë vendosi gjykata. Kujtim Berdaku pronari i lokalit ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë u la në masën detyrim paraqitje ndërsa mbi të rëndon akuza moskallëzim krimi.

Ineid dhe Andi Rraja kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë ushtruar dhune ndaj dy kushurinjeve të fisit Maja. Avokati bëri me dije se duhet të bëhet individualizimi i veprimeve të të gjithë personave të dyshuar po ashtu avokati kërkoi që të ndërshkohen autorët.

Prokuroria ka pretenduar se individualizimi i veprimeve konkrete që ka kryer secili do të bëhet në themel edhe pse ende është në fazen e hetimeve paraprake
Organi i akzuës ende nuk e ka përcaktuar se si ka dal video dhe për cilin qëllim është arrestuar.

Katërshja në bashkëpunim me shumë persona të tjerë, rrahën me shkopa dhe tytë pistolete Jashar dhe Bilbil Majën, të cilët u ankuan pas banesat e tyre ishin të rrezikuara nga gurorja në pronësi të Rrajave.Sakaq, autoritetet kanë vendosur të bllokojnë aktivitetin e subjektit të gurores “Delia Group”, në pronësi në Përparim Rrajës.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera