Sulm ndaj Top Channel/ Shoqërohen dy të dyshuarit

 

Replika.al zbardh detaje të reja lidhur me sulmin që ju bë Top Media Group pak pas mesnatës së datës 26 mars 2023. Ngjarje në të cilën mbeti i vrarë 60 vjeçari Pal Kola.


Policia e Vlorës shoqëroi dje dy persona nga Shkodra, pasi krijoi bindjen se fshihnin diçka. Roberto Papci dhe Agostin Tonaj po lëviznin me një automjet tip Benz, kur kanë bërë lëvizje dyshuese ndaj postbllokut të policisë. Menjëherë pas kësaj ata i kanë ndaluar dhe shoqëruar. Automjeti tip Benz ishte i marrë me qera në Shkodër.

 

Pas shoqërimit ata janë marrë në pyetje shkurtimisht nga DVP Vlorë, për tiu dorëzuar më pas DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia i ka shoqëruar si dy autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Plot 27 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje. Autorët përdorën një automjet tip Range Rover me targa të vjedhura për të kryer atentatin, ndërsa e dogjën më pas në Golem, për të fshehur ngjarjen.