Sterilizimi, ish zv/ ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj do të qëndrojnë në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë dhe të lërë në burg ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të arrestuar në gusht 2023.

Kjo do të thotë që hetimet ndaj tyre lidhur me koncesionin e sterilizimit do të bëhen ndërsa ata do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

SPAK evidentoi dëm ekonomik kur i referohet edhe raporteve të KLSH-së që ka evidentuar se shteti, kishte qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila nëse do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet jo vetëm ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani por dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.