Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur pesë urdhër-arreste me këkesë të SPAK këtë të enjte. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Nuk dihet për cilin bëhet fjalë, teksa tashmë Policia e Shtetit ka bërë të mundur ekzekutimin e të gjitha urdhër-arresteve në fjalë. SPAK dhe Policia akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.
Burime per replika al tregojnë se ka mase edhe per Plaurent Dervishaj,Julian Mecaj,Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka
Ky operacion është në vazhdën e kontrolleve të djeshme në banesën e Ramazanë Rrajës
SPAK ka lëshuar 5 urdhër arreste, ku 4 prej tyre janë ekzekutuar ndërsa 1 tjeter eshte shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe akil nerjazi, i cili disa muaj i shpëtoi një atentati mafioz me snajper. Prokuroria e posaccme tregohet mjaft e rezeveruar lidhur me këtë operacion, pasi ai ështe ende në vijim. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë.
Pritet qe SPAK te dalë me njoftim zyrtar
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Komploti”, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 2019.
Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, nën koordinimin e SPAK-ut.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas. Shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një ngjarjeje të rëndë kriminale, të ndodhur në datën 1 nëntor 2019, në Shkozet, Durrës, bazuar në provat e siguruara, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, FNSH dhe Repartin Special Renea, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Komploti“.
Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:
Bashkim Haxhia 54 vjeç, Marsel Decka 38 vjeç dhe Gentian Nerjaku alias Akil Nerjaku 40 vjeç, të tre banues në Durrës;
Eendrit Sinani 29 vjeç dhe Julian Pjetri 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit A. N.), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.