SPAK sekuestro inceneratorit të Tiranës, Veliaj: Mirëpres vendimin, të zbardhet çdo paligjshmëri

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK),  për vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se e mirëpret këtë vendim të SPAK-ut për të zbardhur çdo paligjshmëri, teksa ka akuzuar opozitën, që sipas tij hedh baltë.

Veliaj shtoi se bashkia do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie.

“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”, shkruan Veliaj në Twitter.

 

 

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *