SPAK me dorë të hekurt/ Arrestohen zyrtarë të lartë të policisë
Spak ka firmosur disa urdhërarreste. Operacioni është në vijim e sipër. Aktualisht janë duke u ushtruar edhe kontolle banesash. Operacioni është i shtrirë në disa qytete.Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës.
Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën. Gjithashtu në mesin e të arrestuarve është arrestuar edhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri , drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita si dhe Asmer Bilali i cili është arrestuar në kuadër të operacionit OAZ të zhvilluar në shtator të 2018.