SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkon gjykatës së Posaçme të pushojë hetimin ndaj Selim Cekajt, babait të Arbër Cekajt.

Ky i fundit në burg për trafikimin e 613 kg kokainë ne kuti bananesh nga Kolumbia në Shqipëri.

Babai i Arbërit, Selim Cekaj po ashtu akuzohej për një sasi tjetër kokaine. Ai ra në pranga pasi në kompaninë e djalit të tij u kap një prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij “Ecoalmax”.

Gjatë hetimit të SPAK nuk është provuar që Ccekaj të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës e as të jetë angazhuar për trafikimin e saj. Burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi për identifikimin e trafikantëve të 49 kg vijon.

Selim Ccekaj qëndroi në masën e sigurisë “arrest në burg” nga prilli në tetor 2021 e më pas masa ndaj tij u zbut mr kërkesë të SPAK dhe atij vetë në “arrest shtëpie” e në “detyrim për paraqitje”. Pas arrëstimit dhe gjatq hetimit ai kundërshtoi akuzën, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogen.