SPAK kërkon arrestimin, Berisha kërkon protestat. Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit

Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e djeshme e deputetëve të Berishës dhe grupit të Gazment Bardhit, pak pasi SPAK dërgoi në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Sali Berishës.

Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamnetar dje që dita e seancës plenare, e kësaj të enjteje të jetë ditë proteste, duke mbledhur para parlamentit një pjesë të strukturës së qarkut të Tiranës.

Thirrjen e protestës Berisha e ka argumentuar se po i hiqet e drejtat e opozitës, ndaj duhet të thirreshin protestat.