SPAK hap 28 dosje penale, merr në dorë të gjitha databasave shtetërore deri tek llogaritë bankare
Në raport thuhet gjithashtu se tashmë SPAK ka akses të drejtpërdrejtë në të gjitha databasat shtetërore si në Sistemin e Gjendjes Civile, ASHK, Drejtorinë e Burgjeve, Regjistrin e Llogarive Bankare, SEMD, DPSHTRR, Regjistrin Noterial Shqiptar, Regjistri i Pronave përfitues, sistemet e policisë se shtetit ADAM, E-Gjoba, Raporte-Statistika dhe TIMS.
Në raport thuhet se gjatë vitit 2022, janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja për hetime ndaj grupeve kriminale dhe terrorizimit.
“Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia me numrin më të madh me 6 skuadra të përbashkëta 1 skuadër me Italinë dhe Kosovën, 1 skuadër e përbashkët me palë Suedi-Ukrainë-Spanjë, Gjermani-Gjeorgji-Finlandë-Letoni, 1 skuadër me Francën, 1 skuadër me Britaninë e Madhe”, thuhet në raport.
Gjatë vitit 2022, SPAK ka dërguar 62 letërporosi autoriteteve gjyqësore të huaja për të marrë informacion në lidhje me dosjet e hapura për korrupsion, afera me tenderat, trafiqe, mashtrime, mashtrim kompjuterik, vjedhje, falsifikim të dokumenteve etj.
“Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia 12 kërkesa, Kosova 7 kërkesa, SHBA dhe Maqedonia e Veriut 6 kërkesa, Gjermania 4 kërkesa, Holanda, Mali i Zi, Belgjika dhe Franca 3 kërkesa, Zvicër, Greqi dhe Britania e Madhe 2 kërkesa, dhe të tjerat nga 1 janë: Ekuadori, Çekia, Suedia, Spanja, Austria, Qipro, San Marino, Meksika dhe Turqia”, thuhet në raport.