SPAK gati për shenjestrën e radhës. Kush është në sitë?
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka në duart e saj planin e sekuestros së pronave të një prej emrave të njohur në botën e krimit.
Bëhet fjalë për një shtetas i cili pasuritë e tij i ka të shtrira në një qark të madh të Shqipërisë, në Fier.
Pasuri të cilat dyshohet të jenë vendosur nga veprimtari kriminale.
Kjo goditje, vjen fill pas sekuestros së pasurive të Florenc Çapjas pak ditë më parë, në qytetin e Elbasanit.
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.