DOKUMENTI/ SPAK dërgon kërkesën në Kuvend për arrestim Sali Berishën! Ish kryeministri: Nëse parlamenti e voton e zbatoj

Pasi refuzoi tre herë të paraqitet para oficerëve gjyqësorë ashtu siç e udhëroi Gjykata e Posaçme, SPAK merr hapin tjetër. Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani i kërkohet Kuvendit autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

 

 

Sali Berisha po hetohet për korrupsion pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, pasuar me ndërtimin e 19 kullave si dhe fitimin, sipas SPAK të 5.4 mln eurove të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Dhëndri i ish kryeministrit i cili aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pasi qëndroi një muaj në paraburgim akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në këtë aferë.

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Të nderuar Deputetë të Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/ arrest shtëpie, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Kërkesa në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale u shoqërua edhe me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.

Berisha nuk është paraqitur në SPAK, në tri datat e caktuara 6 nentor,  20 nentor dhe 4 dhjetor.

Në një reagim nga selia e partisë Berisha e quajti vendim të paligjshëm por nëse parlamenti e voton do e zbatojë.

“Ky është akt që ndërrimet kundër meje është frymëzim dhe kushtrim për opozitën dhe ndihem më i motivuar se kurrë’

Lajmi ne perditesim…