SPAK/ ”Dënim me 41 vite burg për 7 persona”

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës dënimin me 41 vite burg për 7 persona që akuzohen se vidhnin automjete në Kosovë dhe i tregtonin në Shqipëri. Mes personave të përfshirë rezultojnë edhe 3 ish-efektivë të policisë së shtetit.

Organi i akuzës fillimisht ka kërkuar dënimin me 71 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 7 të pandehurit përfitojnë ulje me një të tretën. Për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 8 vite burg.

Sipas hetimeve, Shahini duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Për ish-punonjësen e policisë Vojsava Doda, SPAK kërkoi dënimin me 6 vite heqje lirie, ndërsa për kolegun e saj Endi Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg, për akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimit të mjeteve.

Ndërsa për efektivin tjetër Ftari Braha, spak kërkoi dënimin me 1 vit burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet nisën shkurtin e kaluar, ndërsa Vojsava Doda që mbante detyrën e punonjëses së forcave operacionale në policinë e shtetit, prezantohej si agjente vëzhgimi në momentin që paraqitej me një mjet të vjedhur në pikën e kalimit kufitar.

Me argumentin se ishte në operacion dhe në kushte urgjence, punonjësit e pikës kufitare nuk duhet të regjistronin hyrje daljet e saj.

Check Also

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *