Sot masa e sigurisë për Habib Rexhën, gjykata mbyll dyert

Habib Rexha, autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë ka dalë sot para gjykatës së Durrësit ku pritet t’i caktohet masa e sigurisë. Rexha i cili u vetëdorëzua 4 ditë më parë, ka mbërritur sot me forca të shumta sigurie në gjykatë ku po zhvillohet seanca me dyer të mbyllura.

Si ndodhi ngjarja:

Arjan Gosa ishte duke qëndruar në një kafene së bashku me babain e tij, kur Habib Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në ballë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai u largua, i ndihmuar nga shoku i tij Ervis Kurti. Fillimisht shkoi në Durrës e më pas në Kukës. Ishin lobimet e familjarëve me Komisariatin e Policisë Kavajë, ato që bënë të mundur vetëdorëzimin e Habib Rexhës.

Si nisi historia?

Përleshja fizike dhe më pas eleminimi i njëri tjetrit në zonën e quajtur “Këmbimi i Valutës”, mes Edmond Gosës dhe Altin Rexhës, 2 muaj më parë, hapi një sipar hakmarrjeje. Habib Rexha ka dëshmuar në polici se ka qenë kjo arsyeja se përse ka kryer aktin e rëndë.