Sot ekstradimi i kreut të Bandës së Durrësit, Lul Berisha pretendon se i rrezikohet jeta

Sot pritet të ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit.

Berisha është në proces gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të vitit 2005.

Lulzim Berisha, i mbrojtur nga dy avokatë spanjollë, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë Spanjolle me pretendimet se në vendin tonë i rrezikohet jeta.

Në gjyq Prokuroria spanjolle ka përmendur të shkuarën e Lulzim Berishës, rrezikshmërinë që ai paraqet, dhe akuzat e ngritura nga Prokuoria e Posaçme.

Prokuroria Spanjolle ka theksuar se atij I rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet në asnjë moment.

Por pavarëisht këtij vendimi, Lulzim Berisha, ish kreu i bandës së Durrësit, ka të drejtën për të apeluar, vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës, ku do të jetë kjo e fundit që do të vendos përfundimisht.

Për Lulzim Berishën, Gjykata Kushtetuese, në 27 maj 2022, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit.

Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura kohët e fundit.