Sot, 101 vjet marrëdhënie diplomatike, Ambasada e SHBA mesazh urimi për Shqipërinë
Në 101-vjetorin e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh urimi.
Ambasada ka risjellës edhe mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar popullit shqiptar në vitin 2022, kur u shënua 100 vjetori i këtyre marrëdhënieve.
“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të SHBA. Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë.
Një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë dhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.
Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, shprehej Biden në mesazhin e tij vitin e shkuar.