Siguroi targat për vrasjen në Don Bosko/Kush është Nikoll Sherrniku? Në burg për armëmbajtje dhe nen hetim per vrasjen e Xhulio Prelës
Policia e Tiranës njoftoi sot ekzekutimin e urdhër arrestit për 28 vjeçarin Nikoll Sherrniku. Sipas hetimeve, rezulton që ai të jetë personi që ka siguruar të gjitha kushtet për atentatin e bërë në zonën e Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua e pafajshme, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 persona të tjerë, të gjithë anëtarë të familjes së Fatjon Muratit, një emër tejet i njohur për drejtësinë.
Nikoll Sherrniku u vetëdorëzua në policinë e Lezhës më 19 dhjetor 2020, kjo pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Lezhë, kishte lëshuar ndaj tij urdhër arrestin si personi kryesor i dyshuar për vrasje e ish-efektivit të policisë, Xhulio Prela.
Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim Brilant Martinajn.
Megjithatë organet po e hetojne ende, për atentatin e 5 dhjetorit 2020, në rrugën nacionale, Tiranë-Laç.
Aktualisht ai ndodhet ne burg si i denuar per armembajtje dhe municion