“Si je Ardjan?”/ Si iu drejtua vrasësi Ardjan Nikulajt pak para atentatit
Replika sjell detaje të reja lidhur me ngjarjen e një dite më parë që tronditi Shëngjinin dhe Lezhën, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardjan Nikulaj.
Autori i ngjarjes mësohet të ketë hyrë nga dera e magazinierëve, çka tregon se e njihte mirë ambjentin, duke mos përjashtuar pistën se ai mund të kishte qenë në atë vend edhe më herët. Pasi ka hyrë brenda, ai ka thlrritur: Si je Ardjan. Dhe menjëherë pas kësaj e ka qëlluar me 7 plumba TT-je, katër prej të cilave u derdhën në trup të Nikulajt.
Menjëherë autori është larguar me motorr, për në dalje të Shëngjinit. Në kthim, ai hoqi jelekun dhe ishte i veshur me antiplumb. Madje, në kthesën e Shëngjinit ka rrezikuar të aksidentohet. Autori është larguar në drejtim të Shkodrës por ende nuk dihet asgjë për të.