5.2 milionë pasagjerë kanë kaluar përmes Aeroportit të Tiranës në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Shifra rekord është e njëjtë me rekordin e vitit të kaluar por që u arrit në dhjetor të 2022-shit.
Shifrën e ka publikuar vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në faqen në Facebook.
Rekord: Numri i pasagjerëve të TIA-s deri më 25 shtator 2023 është rritur në 5.2 milionë duke tejkaluar rekordin e një viti më parë në dhjetor 2022, dhe ne nuk kemi mbaruar ende”, njoftoi TIA.
Rritja e numrit të lartë të pasagjerëve vjen edhe si pasojë e një sezoni të suksesshëm turistik veror që këtë vit zgjat deri në Tetor. Nga Janari deri në muajin gusht, autoritetet kanë përllogaritur se në Shqipëri kanë hyrë 7.2 milionë të huaj, 27% më shumë se vjet.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ