Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu
Shtyhet procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata nuk legjitimoi avokatin Dorian Matlija për të mbrojtur 109 familjarë të viktimave apo të dëmtuar nga vepra penale. Shkak për shtyrjen është janë bërë prokurat e reja të bëra vite më parë.
Avokati i disa prej të dërmuarve, Dorjan Matlija tha për mediat se iu është kërkuar që të sjellin prokura të reja. “Ky proces ka qenë i vonuar, dhe të paktën tani ka ecur. Dhe nuk dua që të bëhemi ne pengesë. Unë solla disa prokura, do të shohim, do t’i bëjmë gati për herën tjetër.”, tha ai.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.
Përveç Mediut, SPAK po heton në një fraksion tjetër për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në lidhje me kontratat e firmosura për shitjen e municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.