Shtyhet seanca për Valter Bamin
Shtyhet seanca për Vlater Bamin. Shkak mungesa e Prokurores Elona Alvora. Prokurori i çështjes ka kërkuar kohë. Ndërkohë, seanca për caktimin e masës për Bamin do të jepet të hënën në orën 09:00.
Kujtojmë që Valter Bami u ndalua për akuzën e armë mbajtjes pa leje. Sipas policisë 4 orë pas atentatit ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes u shoqëruar në polici Bami. Ky i fundit iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klinetit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.