Shtyhet për në orën 16:00 mbledhja e Keshillit të Mandateve për arrestimin e Arben Ahmetaj

Është shtyrë për këtë mërkurë mbledhja e Këshillit të Mandateve sa i përket kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mbledhja do të nisë në orën 16:00. Më herët, gjatë mbledhjes avokatët mbrojtës të Ahmetajt deklaruan se ai nuk ndodhet për momentin në Shqipëri.

“Ai nuk ndodhet për momentin në Shqipëri”, thanë avokatët. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve ishin të pranishëm kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai dhe avokatët të Ahmetajt. Mbledhja u mbat me dyer të mbyllyra me kërkesë të SPAK për shkak të sekretit hetimor.

“Është dëgjuar Prokuroria dhe janë shkëmbyer pyetje dhe përgjigje mes prokurorisë, avokatëve dhe deputetëve por nga ana e mbrojtësve të Ahmetajt është kërkuar mbrojtje dhe mbrojtja do të bëhet nesër. Të hënën do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar me gjasë lejimin e arrestimit të Ahmetajt.“, raportoi gazetarja Esiona Konomi.

Prokuroria e posaçme depozitoi të premten kërkesën në Kuvend për të marrë miratimin për arrestimin e Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit të cilin po e heton për tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.