Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në lokalin në pronësi të shtetasit në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, raportohet ka vetëm dëme materiale. Lokali rezulton të jetë i marrë me qira nga Armand Xhaferraj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të gjetur detaje për identifikimin e autorëve. Grupi hetimor, pritet të marrë në pyetje 40 vjeçarin, për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm.
Njotimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.